Një burrë, rreth 50-vjeç, është gjetur i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër.
Sipas burimeve bëhet me dije se Policia po punon për zbardhjen e identitetit të viktimës.
Ndërkohë që kalimtarë të rastit dhe persona që banojnë në bllokun e banesave aty pranë thonë se e kanë vënë re ditët e fundit këtë person që flinte herë pas here pranë Pallatit të Sportit.
Mendohet se viktima ka ndërruar jetë për shkak të të ftohtit, pasi nuk janë vërejtur gjurmë dhune në trupin e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.