Trupi i pajetë i një 40-vjeçari është gjetur pranë lumit Drin në Shkodër. Sipas policisë, viktima ende i paidentifikuar është rreth 175 cm i gjatë. Ndërkohë nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatatuar shenja dhune.
“Në lumin Drin, në afërsi te urës së Bahcallekut, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 40 vjeç, ende i paidentifikuar, i gjatë rreth 175 cm, i veshur me triko pambuku me mëngë të gjata ngjyrë gri, pantallona të gjata ngjyrë kafe, atlete të zeza Adidas, me flokë të shkurtër dhe pa mjekër. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatatuar shenja dhune”, thote policia.
Nderkohe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për identifikimin e 40 vjeçarit si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit./m.j