Mbrëmjen e sotme (21 janar) një kufomë është gjetur e groposur në fshatin Shkozë të Sevasterit.
Raportohet se ka dyshime se kufoma mund të jetë groposur 2 apo 3 vite më parë.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje ku po bëhen hetimet e nevojshme.
Deri më tani, identiteti i viktimës nuk bëhet me dije pasi trupi është dekompozuar.
/a.r