Policia e Korçës ka bërë të ditur se një person është gjetur i pajetë mëngjesin e së enjtes në Drenovë të Korçës. Sipas policisë, ai dyshohet te jetë shtetas i huaj, emigrant nga vendet e treta.
Nga të dhënat e para të policisë, ai duhet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.
“Më datë 18.04.2024, rreth orës 06:40, në fshatin Drenovë, Korçë, në rrugë, është gjetur i pajetë, një shtetas i huaj (dyshohet emigrant nga Vendet e Treta) rreth 25-30 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas, mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
/a.r