Një 79-vjeçar është gjetur pa shenja jete paraditen e kësaj të mërkure në Tiranë.
Policia bën me dije se shtatsi N.A., 79-vjeç u gjet i pajetë në banesën e tij në rrugën “Tish Daija” në kryeqytet.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë duke lidhur duart me kabllo elektrike.
“Rreth orës 11:05, në rrugën “Tish Daija”, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi N. A., 79 vjeç, banues në Tiranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.