Një efektiv policie në pikën kufitare të Jarinjës në Kosovë është gjetur mbrëmjen e së dielës i vdekur. Kanë qenë kolegët që e kanë gjetur pajetë në shtratin e tij, ku ishte shtrirë për të pushuar.
Zv.Drejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, njoftoi se efektivit Rexhep Sejdiu do t’i kryhet autopsia, edhe pse dyshohet që ka vdekur për shkaqe natyrale.
“Sot është gjetur i vdekur zyrtari policor, gjatë ndërrimit në Jarinjë. Kolegët e kanë gjetur të vdekur, disa orë pasi ishte shtrirë për të pushuar. Ka qenë duke pushuar në vendin e tij të punës. Të hënën do i bëhet autopsia. Ka shumë gjasa që vdekja të jetë natyrale. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër”, tha Elshani.