Gjendet i vdekur biznesmeni, për zhdukjen e tij ishin arrestuar më herët dy vajza shqiptare

Është gjetur i vdekur biznesmeni 66 vjeçar Musah Hamiti i cili ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij disa javë më parë.

Trupi i pajetë i Hamitit është gjetur në bodrumin e një ashensori, ku mendohet se është mbajtur peng gjatë gjithë kësaj kohe, teksa trupi i tij është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

“Ju njoftoj se me datë 26.02.2024 rreth orës 22:37, policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan -Kamenicë është vërejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Biznesmeni Hamiti dyshohet se është rrëmbyer në ditët e para të janarit me qëllim përfitimi. Më herët për këtë rast, policia kishte identifikuar dy shtetase shqiptare Marinela Markoviq dhe Silvana Dulellari, të cilat mbahen ende në paraburgim dhe pritet të kenë një rol kyç për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com