Një 63-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Durrës.
Sipas policisë, rreth orës 16:30, në lagjen nr. 16, Durrës, është gjetur në banesën ku jetonte vetëm, pa shenja jete shtetasi E. K., 63 vjeç dhe paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.