Gjenden 1150 bimë kanabis në fshatin Burz Mal dhe Shkretë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i pastër” janë gjetur në fshatin Burz Mal dhe në Shkretë të Krujës disa ambiente të përshtatshme për kultivim të lëndëve narkotike.

Në këto ambiente janë gjetur 1150 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com