“Gjeli majë podiumit nuk hante pykë nga qytetaria”/ U “përplasën” para Ministrisë së Brendshme, Qori: Lapaj na mbiu në protestë, donte të merrte mikrofonin me dhunë!

Një akt i trupshëm ka ndodhur sot para Ministrisë së Brendshme pasi mbështetësit e Adriatik Lapajt dhe Arlind Qorit janë përplasur mes tyre. Të dyja grupet ishin mbledhur për të protestuar mbi rrëzimin nga pallati të policit të Rrugores, pati pati konflikt. Lidhur me sherrin ka reaguar në rrjetet sociale kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori.

“Hyn në skenë provokatori i parë, një djalë i gjatë që në fillim të protestës del përpara kamerave dhe nis të shajë Lëvizjen BASHKË se po e përdor protestën për vota. Pas kërkesave të panumërta ndaj policisë për të larguar prishësin e protestës që shtyhej e shante kë t’i dilte përpara, më në fund policët e larguan.

Pas thirrjeve të shumta kundër oligarkisë dhe qeverisë, nisën fjalimet. Unë e kam regjistruar emrin të katërtin. Pas fjalimit tim ia jap mikrofonin drejtuesit të protestës, pedagogut Redi Muçi. Kur kthej kokën shoh që në majë të podiumit të Lëvizjes BASHKË – në protestën e thirrur më parë se kushdo tjetër nga Lëvizja BASHKË dhe për të cilën Lëvizja BASHKË kishte marrë edhe lejen në polici – kishte mbirë Adriatik Lapaj dhe po kërkonte të merrte me forcë mikrofonin. Redi Muçi me qytetari po i thoshte se në protestë flitet me radhë dhe kushdo që do të flasë duhet të shënojë më parë emrin në listë dhe të presë radhën. Kështu që mjaftonte të respektonte rregullat dhe radhën dhe do t’i jepej fjala sa të donte.

Ku hante pykë nga argumentet dhe qytetaria gjeli në majë të podiumit?! Ku donte t’ia dinte ai se radhën për të folur e kishte ish-minatori pensionist Qani Shino?! Për të zaptuar foltoren i erdhën në ndihmë edhe ca djem trupmëdhenj që shtynin e shanin vajza, djem e pleq që kërkonin vendosjen e rregullit në protestë.

Ky akt i turpshëm provokimi nuk ka ndodhur asnjëherë në 34 vjet pluralizëm në Shqipëri. Një parti (Lëvizja BASHKË) thërret protestën. Pas disa orësh një tjetër parti thërret protestë në të njëjtën orë e në të njëjtin vend. Pastaj vijnë në protestën e Lëvizjes BASHKË dhe orvaten të marrin fjalën me dhunë. Përpara këtyre edhe Flamur Noka duket xhentëlmen”, tha Qori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com