Agron Gjekmarkaj jep intervistën e parë në cilësinë e nënkryetarit të “Rithemelimit” në Neës24. Në intervistën që ai ka zhvilluar me gazetarin Osman Stafa, ai i ka bërë thirrje Lulzim Bashës të bashkohen me PD-në e vërtetë, qoftë edhe në diversitet.
Ai u pyet nga gazetari sesi ai sot është nënkryetar i Rithemelimit të PD-së në një kohë kur ka qenë kritik me Berishën e Bashën. Përgjigjia e nënkryetarit të Kuvendit ishte se ai e shikon këtë si një hap të rëndësishëm në drejtim të mendimit kritik në partitë politike ku ai aderon.
Intervista e Plotë:
Stafa: Grupi Bardhi bashkohet me Rithemelimin, por po të kthehemi pas në kohë, shohim se nga PD e bashkuar e 2021-it, juve ju mungon vetëm Lulzim Basha. A mendoni se kështu mundeni ta mundni Edi Ramën?
Gjekmarkaj: Përfitoj nga rasti, meqënëse ju nominuat Lulzim Bashën, ti bëj ftesë edhe atij të kthehet tek partia që e ka rritur politikisht, që i ka dhënë aq shumë dhe të mos keqpërdoret për diversionin qeveritar ndaj opozitës.
Stafa: Po nëse ndaj kësaj ideje është Sali Berisha?
Gjekmarkaj: Ne jemi bashkuar në diversitet dhe diversiteti qëndron tek medimet e ndryshme. Në kuadër të këtij diversiteti, bëj ftesën dhe thirrjen që të gjithë kolegët që janë tek grupi Basha, vete z. Basha, të vijnë dhe të mos ta mbajnë ligjerimin tek përçarjet, e cila është është zogëluar, pasi PD është bashkuar, por duke mbajtur peng, aq vlerë se ka vula dhe firma, mendoj se duhet të vije dhe të gjej vendin e vet këtu.
Stafa: Keni qënë shpeshherë kritik ndaj Bashës, por kritik edhe ndaj Berishës. Cfarë ndodhi që ju jeni sot nenkryetar i Rithemelimit të PD-së?
Gjekmarkaj: Praninë time e shoh si një akt modernizimi të të menduarit të Partisë Demokratike, që i jep status mendimit kritik brënda lidershipit të saj. Kjo është diçka që ka munguar në partitë politike shqiptare dhe pd edhe njëhërë tregon që mund të jëtë novative në skenën politike të Shqipërisë.
/f.s