Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka lënë në burg Thoma Mastora, 69-vjeçarin e dyshuar autori i vrasjes së dy të moshuarve në Dropull, 84 vjeçarin Kosta Ilia dhe gruan e tij Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe.
Kryesuesja e seancës Mariola Beluli fillimisht i ka dhënë fjalën Blerina Musabelli prokurores së çështjes e cila ka sqaruar te gjithë ngjarjen e të premtes se kaluar kur Mastora kreu krimin monstruoz dhe ofruar provat materiale e shkencore. Musabelli kërkoi burg pa afat për Mastoran.
Ndërsa avokati i vendosur nga shteti Jorgo Kasapi ne seance ka kundërshtuar akuzën duke thënë se Mastora është i pafajshëm pasi nuk ka qenë ai autori i krimit. Megjithatë kjo s’ka mjaftuar për gjyqtaren Beluli e cila dha masën e arrestit burg pa afat.
Mastora ka përsëritur të njëjtën frazë edhe me seancën e sotme duke deklaruar para trupës gjykuese se ai nuk është vrasësi.
“Nuk e kam bërë unë, gjejeni vrasesin por s’jam unë”- ka thënë Mastora./m.j