Juristi Çlirim Gjata deklaroi në emisonin ‘3D’ në RTSH se PD-ja e vërtetë s’ka asnjë betejë me Bashën sepse ai ka mbetur vetëm me 8 deputetë, të cilët edhe ata po kërkojnë që të bashkohet PD.
“Nuk ka betejë me Bashën. Ai ka ngel me 8 deputetë. Ata po kërkojnë bashkimin dhe kjo po ndodh. Nga 8 janari deputetët kanë ardhur tek ne. Njerëzit kanë mijëra halle. Bashën doni ta mbani me gjilpëra. S’ja vlen të flitet për Bashën.”, tha Gjata.
Por juristja, Brisida Gjikondi e kundërshtoi argumentin e bashkimit, pasi, sipas saj, në ato protestat poshtë ballkoinit të Berishës nuk po vjen as Gazment Bardhi, as Dash Sula, por as deputetë të tjerë të PD-së.
/a.r