Gëzuar Vitin e Ri Australi! Qielli “pushtohet” nga spektakli i fishekzjarreve

Viti i Ri 2025 ka trokitur në Australi. Spektakli i fishekzjarreve ka ndriçuar qiellin e Sydney për disa minuta me radhë.

Shfaqja e fishekzjarrëve në momentin e ndërrimit të viteve zgjati rreth 10 minuta dhe u shijua nga afër nga mbi 1 milionë njerëz, përfshirë edhe mijëra turistë të huaj shijuan nga afër spektaklin tradicional në Harbor Bridge.

Në Australi tani është kulmi i verës dhe qytetarët, por dhe pushuesit shijojnë fishekzjarrët. Si çdo vit, Australia dallon prej vendeve të tjera për spektaklin madhështor në natën e ndërrimit të viteve.

Ndërkohë ishte e para Zelanda e Re që mirëpriti Vitin e Ri, me spektakël dritash dhe fishekzjarrësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com