Policia e Shkodrës ka arrestuar një 33-vjeçar Shpëtim Djaloshi, i cili ishte pronar i një subjekti që u kap duke gërryer shtratin e lumit Drin, me qëllim marrjen e inerteve.
Po ashtu, në gjendje të lirë po procedohen 2 punonjësit e subjektit.
“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua shtetasi Sh. D., 33 vjeç, pronari i subjektit ekonomik, për llogari të të cilit merreshin inertet. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 punëtorë të këtij subjekti, konkretisht shtetasit B. D., 39 vjeç dhe S. A., 25 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 1 ekskavator dhe 2 kamionë të mbushur me inerte”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.