“Gërdeci”, Mediu: Demontimi u iniciua nga FA, nuk e kam shkelur autoritetin e tyre

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka folur për mediat pasi dëshmoi në GJKKO në lidhje me dosjen “Gërdeci” dhe u përball me ish-drejtorin e ndërmarrjes shtetërore “Meico”.

Pinari tha në gjyq se Forcat e Armatosura nuk i kanë zbatuar si duhet urdhrat e Ministrisë së Mbrojtjes, por urdhri i në vetvete kishte shkelje. Referuar kësaj dëshmie, Mediu deklaroi se kjo seancë tregoi që ai nuk ka anashkaluar asnjëherë rolin e Forcave të Armatosura në këtë proces.

Zoti Pinari ka qenë një nga dëshmitarët më të rëndësishëm të asaj që ka ndodhur në Gërdec dhe e kërkova këtë në emër të logjikës dhe në emër të drejtësisë. Besoj se në raport me këtë çështje të gjithë kemi detyrimin të themi se cila është e vërteta. Unë jam kursyer për vite me radhë, është hedhur shumë baltë, janë bërë shumë aludime, por sot duket se nuk ka të bëjë me implikime apo interesa të ministrit. Ministri s’ka pas njohje as me kompaninë shqiptare, as atë amerikane, nuk ka shkelur asnjëherë autoritetin e Forcave të Armatosura për t’i shmangur ato nga procesi”.

Sipas Mediut seanca e sotme gjyqësore tregoi që ai në rolin e Ministrit të Mbrojtjes ka zbatuar VKM-të por edhe ligjet e detyrimet ndërkombëtare, ndërsa procesi i demontimit në Gërdec është iniciuar dhe përgatitur nga Shtabi i Përgjithshëm i FA.

Sot në këtë seancë doli që Gërdecin nuk e ka përcaktuar ministri i Mbrojtjes. Ka ardhur e përcaktuar nga kompania dhe ministri i Mbrojtjes as ka pas dijeni dhe as nuk ka qenë ndonjëherë në Gërdec. Sa i përket urdhrit 20/44 është i përgatitur nga strukturat e Shtabit të Përgjithshëm, sektori i armatim municioneve, Drejtoria logjistike, strukturat e shtabit , përcjellë përmes shefit të shtabit dhe drejtorisë juridike te ministri i Mbrojtjes. Çështjet që përmendi zoti Pinari nuk janë çështje të gjykimit të ministrit të mbrojtjes në aspektin e kalibrave apo të sigurisë. Dua ta bëjë të qartë që VKM përcakton ministrit disa detyra, Mejkos disa detyra dhe FA-së lëvizjen, sigurinë e procesit, trajtimit të produkteve të demontimit dhe po ashtu përcakton që ka nevojë për çmilitarizimin jo vetëm për urdhrin e ministrit dhe udhëzim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm. I cili ka munguar. Në FA nuk mund të ketë urdhër ministri që ngarkon Shtabin e Përgjithshëm me detyra dhe të mos ketë një urdhër të Shtabit të Përgjithshëm, dhe komandave në zbatim, se ndryshe nuk do flisnim për Forca të Armatosura. Ministri i Mbrojtjes ka zbatuar detyrimet ndërkombëtare, ligjore, interesat e sigurisë së vendit, të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe vendimin e Këshillit të Ministrave me atë detyrë që ka përcaktuar VKM-ja. Urdhri 20/44 siç u çmua dhe sot ka ardhur si procedurë e iniciuar dhe përgatitur e gjitha nga Shtabi i Përgjithshëm.”

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com