Në një moment historik, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka nderuar George Soros me Medaljen Presidenciale të Lirisë, medalja më e lartë civile në SHBA. Ceremonia u krye nga djali i tij, Alex Soros, i cili e mori çmimin në emër të babait të tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alex Soros shprehu krenarinë e tij për këtë arritje të jashtëzakonshme të babait të tij.
“Sot, pata privilegjin të pranoja Medaljen Presidenciale të Lirisë në emër të babait tim, George Soros,” shkroi ai. “Babai im është një patriot amerikan që ka kaluar jetën e tij duke luftuar për lirinë dhe të drejtat e njeriut. Jam jashtëzakonisht krenar që trashëgimia e tij tani njihet me nderin më të lartë civil të kombit tonë.”
Alex Soros gjithashtu theksoi se kjo çmim nuk është vetëm një vlerësim për punën që babai i tij ka bërë, por edhe një thirrje për veprim për të gjithë që të luftojnë për demokracinë dhe lirinë. “Faleminderit, @POTUS, për këtë nder që familja jonë dhe shumë të tjerë në mbarë botën do ta vlerësojnë përjetë,” përfundoi ai.
Medalja Presidenciale e Lirisë është një çmim prestigjioz që u jepet individëve që kanë kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në paqe, siguri, ose interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara, kulturën ose përpjekje të rëndësishme publike.