Gënjeu në formularin e dekriminalizimit, GJKKO kalon për gjykim kryebashkiakun e Kuçovës

GJKKO ka kaluar për gjykim çështjen ndaj Kreshnik Hajdarit, Kryetarin e Bashkisë së Kuçovës. Vendimi është marrë ditën e sotme. Kryebashkiaku do të gjykohet për “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Në të njëjtin, vendim gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar për Hajdarin.

Hajdari në formularin e vetëdeklarimit, para se të kandidonte në zgjehdjet e 14 majit, ka pohuar se nuk ka qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj, për kryerjen e një vepre penale, si dhe nuk ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj.

Mirpëpo, nga aktet e administruara dhe  provat e marra nëpërmjet letërporosisë nga Autoritetet Greke të Drejtësisë, rezulton se Kreshnik Hajdari është i dënuar me vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë.

SPAK thekson se “i pandehuri Kreshnik Hajdari, kishte detyrimin ligjor për të deklaruar te formulari i vetëdeklarimit këtë rrethanë, në lidhje me dënimin e tij nga një gjykatë e huaj”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com