Një 33-vjeçar në Pogradec ka përfunduar në spital pasi ka gëlltitur një sasi kanabisi teksa po ndiqej nga policia.
Uniformat blu në Pogradec kanë bërë të ditur se shtetasin E. Gj., 33 vjeç, në bazë të dyshimeve se posedonte lëndë narkotike, i është bërë shenjë të ndalonte, por ai ka kundërshtuar urdhrin e punonjësit të policisë për të ndaluar dhe ka gëlltitur një sasi të vogël lënde narkotike kanabisi.
“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin E. Gj., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, është konstatuar në lëvizje dhe në bazë të dyshimeve se posedonte lëndë narkotike, i është bërë shenjë të ndalonte, por ai ka kundërshtuar urdhrin e punonjësit të policisë për të ndaluar dhe ka gëlltitur një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. 33-vjeçari mori mjekimin e nevojshëm në spital”, njofton policia.