Gazment Bardhi reagon për shpërthimin në Lushnjë: Ngushëllimet më të sinqerta familjes Hoxha, shërim të shpejtë kolegut Çela dhe të plagosurve të tjerë

Në emër të Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi i ka shprehur ngushëllime familjes Hoxha, për vdekjen e babë e bir, pas shpërthimit të fuqishëm në Lushnjë.

Bardhi gjithashtu i ka uruar shërim të shpejtë kolegut të tij, deputetit Bujar Çela dhe të plagosurve të tjerë.

Reagimi i Bardhit:

“Në emër të grupit parlamentar të PD shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Hoxha për humbjen e familjarëve të tyre të dashur në ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Lushnje.

Të gjithë jemi me ju dhe familjen tuaj në këto momente të vështira. Uroj shërim të shpejtë për kolegun deputet Bujar Çela dhe të gjithë qytetarët e plagosur nga kjo ngjarje shumë e rëndë.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim. Dyshohet se gjatë punës, vinçieri duke drejtuar vinçin, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.

Policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com