Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të grupimit të Rithmelimit, Gazment Bardhi, në një program televiziv komentoi aktualitetin politik në vend.
Bardhi u shpreh se për zgjedhjet e ardhshme duhet një ekip dhe qeveri në hije.
Bardhi: Prej muajsh tashmë ne jemi të bashkuar brenda Kuvendit, dhe prej muajsh ka pasur një bashkim të partisë Demoratike.
Konflikti ynë i brendshëm prej vitesh e kishte lënë vendin pa opozitë.
A është Bardhi kandidat për kryeministër i opozitës?
Jo, nuk kemi diskutuar dicka të tillë.
As nuk ka qenë moment për të diskutuar.
Nuk besoj te teoria se beteja duhet ti besohet një individi.
Beteja duhet ti besohet një ekipi.
Ne kemi nevojë për një ekip që është i besueshëm.
Padiskutim do duhet të ketë kandidatin për kryeministër, një qeveri në hije që i prezantohet shqiptarëve shumë kohë përpara zgjedhjeve.
Unë nuk përjashtoj asnjë emër.
Unë nuk kam patur asgjë personale me Berishën.
Unë gjatë gjithë karrierës time kam pasur një raport institucional me Berishë.
Ky raport është ndërpërë për një periudhë të caktuar kohore kur mendonim ndryshe.
Është rivendosur e njëjta marrëdhënie intitucionale që unë kam pasur me liderin historik të PD.
Berisha ka statusin historik të liderit të PD.