Gazetari tregon fiksimet e Martinajt për median dhe femrat: Donte miset dhe moderatoret…

Gazetari zbulon se Martinaj kishte piketuar edhe personazhin që do të bënte drejtor të grupit mediatik.

Gazetari tregon se Vis Martinaj kishte një bllok në të cilin shënonte emrin e kujtdo që ai i jepte para, në këmbim të favoreve. Në këtë bllok janë shënuar emra biznesmenësh, politikanësh dhe gazetarësh.

Kur u mbyllen lojërat e fatit ai kontrollonte mbi 50% të pikave që ishin në territor. Në Shqipëri kishte rreth 6000 të punësuar. Industria e lojërave të fatit i dha atij keshin.

Kur politikanë, biznesmenë, gjyqtarë, policë, shkonin te lojërat e fatit, ai i pikaste. Ai ishte i zoti për të kuptuar dobësitë që kishte tjetri, ndaj u ngjit kaq larg.

Ka pasur një bllok ai ku shënonte çdo gjë dhe nuk i shpëtoje. Sa merrte dikush detyrën si drejtor policie i çonte dikë që i thoshte: “Paga mujore është kaq, vetëm mos na dil kundër, mos na prish punë.”

Shefi i komisariatit e kishte rrogën 800 mijë lekë, ai ofronte 5000 euro, ai pranon. Dhe kur vinte urdhri për të sulmuar kazinotë u shkonte mesazhi: “Largohuni se po vijnë!” Ai joshte ata që ishin të dhënë pas parasë dhe i kthente nga armë të shtetit kundër tij, në armë të veta kundër shtetit. Deri sa ndodhi ngjarja në Bllok që filloi të rrëzojë mitin e tij.

Ai është njeriu i parë që ka bërë një evolucion në botën e krimit, miksoi biznesin, botën e krimit dhe politikën. Ervis Martinaj e veshi krimin me papion dhe kollare. Prandaj u kthye në armik publik.

Ka qenë Botërori i 2018-ës në maj e qershor dhe ai ishte sponsori kryesor në të gjitha mediat në Shqipëri. I shkonin i luteshin mediat për reklama. Ai tentoi dhe u fut në cilësinë e aksionarit në disa media në vend. Investoi në ndërtime ose hapje portalesh.

Në financime mediash informative, i financoi direkt dhe i përdorte ato edhe kundër kundërshtarëve, por edhe kundër shtetit për t’i bërë presion. Po të ishte sot do ta përdorte këtë fuqi. Në fund pas kampionatit botëror ideja e tij ishte që të ndërtonte një grup mediatik që do të ishte operativ, që do funksiononte në Shqipëri dhe Kosovë.

Unë di dhe njerëzit që kishte kontaktuar dhe ishin njerëz të rëndësishëm. Ishte piketuar që drejtor do jetë filani. Sot ai njeri e sulmon më shumë nga të gjithë Martinajn. Ai po e rriste potencialin e vet deri në këtë pikë. Gabimi që bëri ai ishte që kishte fiksim miset, moderatoret, donte të kapte edhe të dashurat e kundërshtarëve të vet, i joshte ato me para.”, tha gazetari në DritareTV.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com