Gazetari ‘thumbon’ opozitën: Berisha ka nxjerrë në front të parë Ilir Metën…

Gazetari dhe analisti Poli Hoxha ka deklaruar në studion e emisionit “3D” në RTSH1 se në sulmin ndaj SPAK-ut është ngritur një front i ri i sponsorizuar nga elementë politikë dhe kriminalë së bashku me njerëz të biznesit.

Duke iu referuar sulmeve të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj SPAK-ut, Poli Hoxha theksoi se Meta është nxjerrë në front të parë nga Sali Berisha.

Sipas Hoxhës, ky është edhe shqetësimi i faktorit ndërkombëtar dhe i Departamentit Amerikan të Shtetit pasi sipas tij, ka një sulm në bllok të politikës ndaj drejtësisë së re.

Shqetësimi i atyre nuk është te sulmet e Metës. Por ata shohin krijimin e një fronti të sponsorizuar politiko-kriminal së bashku me biznesmenë kundër SPAK-ut për ta frenuar. Ky është shqetësimi i ambasadave dhe ambasadorëve dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ky front ka një gjeneral dhe ky gjeneral është Edi Rama pavarësisht se rri në çadër dhe ka nxjerrë në vijë të parë Sali Berishën.

Sali Berisha është bajatosur me sulme personale dhe ka nxjerrë në fron të parë Ilir Metën. Rama rri në çadër se është guri më i rëndë, ky është  ai që mund të negociojë për këta, se është kryeministër. I ka edhe duart e zgjatura. Po të ishte për Edi Ramën, Berisha do të ishte akoma në Parlament, por është për mendtë e avokatëve të tij”, theksoi Hoxha.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com