Gazetarëve amerikanë iu është thënë të heqin dorë nga vjedhjet e suvenirëve nga avioni zyrtar i presidentit amerikan Joe Biden.
Gjatë një inventari të bërë në avionin Air Force One pas vizitës së Biden në bregun perëndimor të SHBA, u zbulua se disa artikuj të ndryshëm mungonin në seksionin e tij të shtypit.
Këllëf jastëku, syze dhe pjata të veshura me ar janë ndër sendet që dyshohet se janë zhdukur nga avioni.
Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se marrja e sendeve nga avioni ishte e ndaluar. Muajin e kaluar, shoqata u dërgoi një email gazetarëve për t’u thënë se një sjellje e tillë u reflektua keq dhe duhet të ndalet menjëherë.
Gazetarëve ndonjëherë u jepen pako të vogla me çokollata M&M të zbukuruara me vulën presidenciale si suvenir. Por marrja e sendeve me logon e Air Force One duke përfshirë takëme dhe peshqirë, ka qenë e zakonshme për vite me radhë.
Air Force One, të cilin Shtëpia e Bardhë e quan “zyra në qiell” e presidentit, ka 4000 metra katrorë sipërfaqe të shtrirë në tre nivele.
Objektet e tij mbresëlënëse përfshijnë një suitë të gjerë për presidentin, një stacion mjekësor me një tavolinë operative, një dhomë konferencash dhe ngrënieje, dy zona për përgatitjen e ushqimit që mund të ushqejnë 100 njerëz në të njëjtën kohë dhe zona të caktuara për shtypin, VIP-at, sigurinë dhe sekretarinë.
Ai është gjithashtu i aftë të furnizohet me karburant në ajër, duke e lejuar të fluturojë për një kohë të pakufizuar. Air Force One është gjithashtu i pajisur me pajisje komunikimi të sigurta, duke lejuar që avioni të funksionojë si një qendër komanduese e lëvizshme.
/a.r