Gaza/ Sulmi ajror izraelit u merr jetën 14 personave

Një zyrtar i lartë në Ministrinë e Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi në Gaza thotë se një sulm ajror i sotëm izraelit vrau të paktën 14 persona në një zonë veriore të territorit palestinez.

Munir Al-Bursh, drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, i tha CNN se viktimat ishin pasojë e një sulmi ajror në Jabalya në veri të Gazës. Ai po fliste nga një objekt i improvizuar mjekësor pasi shumica e spitaleve janë jashtë funksionit në Rripin e Gazës.

“Deri në këtë moment kemi pranuar 14 trupa, kryesisht gra dhe fëmijë dhe nëntë persona të lënduar pas sulmeve ajrore në dy shtëpi në Jabalya Veriore”, tha zyrtari.

“Shtëpitë kanë pritur shumë banorë të zhvendosur nga zona. Sulmi ajror ndodhi rreth orës 7:00”, shtoi ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com