Garantimi i sezonit turistik, procedohen penalisht 10 persona në qarkun e Shkodrës

Procedohen penalisht 10 persona në qarkun e Shkodrës, në kuadër të garantimit të sezonit turistik. Tetë persona, pasi u konstatuan duke transportuar me mjete lundruese, nga diga e Komanit drejt lumit të Shalës, vizitorë dhe turistë, pa plotësuar kushtet e nevojshme për sigurinë e tyre, dhe pa u pajisur me dokumentacionin përkatës për ushtrimin e këtij aktiviteti;

Dy persona, të dy banues në Velipojë, pasi ushtronin aktivitetin në subjektet (hotelet) e tyre, në Velipojë, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës dhe pa u regjistruar në organet tatimore.
NJOFTIMI I POLICISE
Masa të shtuara nga Policia, në të gjithë qarkun, për garantimin e një sezoni turistik të sigurt.

Procedohen penalisht 10 shtetas që ushtronin në kundërshtim me ligjin, aktivitete të ndryshme, në zona shumë të frekuentuara gjatë sezonit veror.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e DVP Shkodër, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt, janë evidentuar raste të aktivitete të ndryshme që kryheshin në kundërshtim me ligjin. Për këto raste, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko dhe Financiare, kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

Tetë persona, pasi u konstatuan duke transportuar me mjete lundruese, nga diga e Komanit drejt lumit të Shalës, vizitorë dhe turistë, pa plotësuar kushtet e nevojshme për sigurinë e tyre, dhe pa u pajisur me dokumentacionin përkatës për ushtrimin e këtij aktiviteti;

Dy persona, të dy banues në Velipojë, pasi ushtronin aktivitetin në subjektet (hotelet) e tyre, në Velipojë, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës dhe pa u regjistruar në organet tatimore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shkodrës fton qytetarët dhe turistët që për çdo rast nevoje për ndihmë dhe për çdo rast paligjshmërie që konstatojnë, të telefonojnë/denoncojnë në numrin pa pagesë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com