Gara e armatimeve në Ballkan – SHBA i dhuron Greqisë anije dhe tanke, Athina do të blejë 40 avionë F-35

Një garë armatimesh duket se ka nisur në Ballkan. Në këtë drejtim, Serbia ka vendosur të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për qytetarët dhe fabrikat vendase vijojnë të prodhojnë municione, ndërsa në nëntor, në Beograd zbarkuan edhe helikopterët sulmues Mi-35P, të cilët Vuçiç i bleu nga Qiproja.

Sakaq, Kosova përveç rritjes së buxhetit për Mbrojtjen duke e çuar në 200 milionë euro, do të pajisë ushtrinë e saj edhe me raketa “Javelin”. Arma më e re amerikane pritet t’i shtohet arsenalit të FSK-së, pasi SHBA ka pranuar kërkesën e qeverisë së Albin Kurtit për blerjen e saj.

Po ashtu Kosova ka blerë dronë Bayraktar nga Turqia dhe së fundmi ka pajisur policinë me armë të gjata me perimetër 800 metër, që janë blerë nga Kroacia.

Edhe Shqipëria nuk ngelet pas në garën e armatimeve, teksa dy helikopterë amerikanë “Black Hawk” iu dorëzuan Forcave të Armatosura në fillim të vitit, si pjesë e porosisë së parë për helikopterë, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA.

Ministria e Mbrojtjes po ashtu ka lidhur një kontratë me Turqinë për blerjen e 3 dronëve “Bayraktar”, të cilët pritet t’i shtohen arsenalit të FA-së në 2025, ndërsa interesi është shprehur edhe për raketat “Javelin”.

/a.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com