Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant postoi një mesazh të pazakontë të drejtpërdrejtë për popullin libanez në llogarinë e tij në X, duke i paralajmëruar ata për rreziqet me të cilat përballen nëse Hezbollahu zbaton kërcënimet e tij për të nisur një sulm në shkallë të gjerë kundër Izraelit.
“Qytetarët e Libanit, Irani shiit dhe ata që i nënshtrohen ideologjisë së tij, të udhëhequr nga Hezbollahu, kanë marrë peng Libanin dhe popullin e tij për hir të interesave të ngushta sektare”, tha Gallant në mesazhin në gjuhën arabe.
“Shteti i Izraelit dëshiron paqe, prosperitet dhe stabilitet në të dy anët e kufirit verior dhe për këtë arsye në asnjë mënyrë nuk do të lejojë milicinë e Hezbollahut të destabilizojë kufirin dhe rajonin. Nëse Hezbollahu vazhdon agresionin e tij, Izraeli do ta luftojë atë me të gjithë forcen”, shtoi ai.
“Kujtoni keqardhjen e udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah pas aventurës së rrezikshme dhe të llogaritur gabimisht që ai nisi në gusht 2006 – mësoni mësimin e së kaluarës në mënyrë që të mos bini në një skenar të rrezikshëm në gusht 2024”, paralajmëroi ai.
“Ai që luan me zjarrin mund të presë shkatërrim”, shtoi Gallant.
/a.r