Fytyra e terrorit! Ja njeriu që qëlloi me thikë nën regjistrimin e kamerave disa persona në Gjermani

Ky person, me syze e me mjekër, sot ka qëlluar me thikë disa njerëz në Mannheim të Gjermanisë. Krimi i tij është regjistruar nga kamera e një telefoni mobil. Brutaliteti me të cilin godet ky fanatik, është i llahtarshëm. Sipas mediave gjermane, mes të therurve me thikë është edhe një politikan gjerman, i njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj islamistëve. Mes të plagosurve është edhe një polic, thuhet se gjendja e tij është e rëndë. Kundër sulmuesit policia hapi zjarr dhe e plagosi. Një dëshmitar tha se kishte numëruar 6 persona të lënduar.

Sulmet me thikë nga persona me origjinë të huaj, shpeshherë ismalistë, janë shtuar në Gjermani. Vitin që shkoi një palestinez goditi me thikë disa pasagjerë në një tren mes Kielit dhe Hamburgut në Gjermaninë veriore. Dy të rinj vdiqën nga plagët, ata ishin 17 dhe 19 vjeç. Në dhjetor 2022 një afgan e vrau me thikë një nxënëse 14-vjeçare në Illerkirchberg në Gjermaninë jugore dhe e plagosdi rëndë një shoqe të saj. Në tetor 2022 një burrë nga Somalia vrau me thikë dy punëtorë në Ludwigshafen. Para tij po ashtu një somelez vrau tri gra me thikë.

Pas sulmit në Mannheim të premten, pasuan reagimet e rëndomta të politikanëve gjermanë, të cilët duket se nuk kanë plan të qartë si të përballen me kriminelitetin e gjerë. Kancelari Olaf Scholz e dënoi sulmin. Edhe ministrja e tij e brendshme e dënoi krimin. Ajo tha: “Nëse hetimet tregojnë se kemi të bëjmë me motiv islamist, atëherë ky do të ishte një konfirmim i radhës i rrezikut të madh nga veprat e dhunshme islamiste”./E.Robelli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com