Futi në Britani 14 shqiptarë me kamion bagëtish, arrestohet shoferi, publikohen pamjet

Një shofer kamioni është arrestuar nga autoritetet britanike, pasi kontabandoi 14 shtetas shqiptare në një kamion që përdoret për të transportuar bagëti.

Mediat raportojnë se Patrick McKinney 23 vjeç, u arrestua pasi policët kufitarë ndaluan një kamion në terminalin e trageteve në Loch Ryan në Dumfries dhe Galloëay të mërkurën, 11 dhjetor.

Në foto shihet kamioni në momentin që hetuesit e ndaluan.

Një dëshmitar okular tha: “Ishte e qartë se ishte një hetim i madh.”

Irlandezi McKinney u arrestua pasi dyshohet se ka lehtësuar hyrjen e paligjshme të 14 shtetasve shqiptarë të fshehur në një kamion bagëtish në kushte të pasigurta.

Zyra e Brendshme tha se hetimet janë ende në vazhdim.

Drejtuesi i Hetimeve Kriminale dhe Financiare të Zyrës së Brendshme, Anthony Hilton tha: “Hetimi ynë mbetet në vazhdim dhe ne vazhdojmë të kryejmë hetime me shpejtësi. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të qëndruar përpara kontrabandistëve të njerëzve që shfrytëzojnë kufijtë tanë dhe vënë në rrezik jetën e njerëzve të dëshpëruar për përfitime financiare.”

kamiooni
Kamioni ku u gjeten shqiptaret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com