Funerali i Ebrahim Raisit, nis marshimi në Tabriz, turma njerëzish mblidhen në sheshin qendror

Trupi i presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe tetë personave të tjerë që humbën jetën pas përplasjes së helikopterit me të cilin po udhëtonin, ka nisur marshimin nga Tabrizi.

Marshimi me trupat e viktimave ka nisur nga Tabrizi, pasi aty ishte edhe vendi i aksidentit. Turma njerëzish janë mbledhur në sheshin qendror në Tabriz për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

Më vonë gjatë ditës së sotme, trupi i Raisit dhe të tjerëve do të dërgohen në qytetin e shenjtë të Qomit, në jug të Teheranit, përpara se të dërgohet në Tehran.

Lutjet pritet që t’i drejtojë Ayatollah Khamenei.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com