Fundosja e jahtit në Palermo, rezultatet e autopsisë së 4 prej viktimave: Iu mbaroi…

Autopsitë e katër prej personave të cilët humbën jetën pas fundosjes së supërjahtit luksoz në Palermo të Italisë tregojnë se nuk u gjet ujë në stomak, trake apo mushkëritë e tyre.

Disa teste janë ende në pritje, por megjithatë ekzaminuesit mjekësorë bien dakord për llojin e “mbytjes së thatë” shkaktoi vdekjen e tyre.

Sipas informacioneve të siguruara nga La Repubblica, autopsia tregoi se ata ishin të vetëdijshëm kur jahti është fundosur. Mediat italiane raportojnë se kryetari i Morgan Stanley International, Jonathan Blumer, 70 vjeç, gruaja e tij Judy, si dhe avokati i New York, Chris Morvillo dhe partnerja e tij, nuk treguan shenja lëndimi. Kurse autopsia për Lych, vajzën e tij dhe kuzhinierin e jahtit janë planifikuar që të kryhen ditën e nesërme.

Kujtojmë se superjahti luksoz në pronësi të miliarderit Mike Lynch u fundos në brigjet e Palermos muajin e kaluar gjatë një stuhie të fortë. Si pasojë e këtij aksidenti fatal humbën jetën 7 persona. Midis të vdekurve ishin 59-vjeçare Lynch, vajza e tij 18-vjeçare, Hannah, katër nga të ftuarit e tij dhe një anëtar i ekuipazhit.

Operacioni për gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë të viktimave të bllokuara brenda jahtit zgjati disa ditë. Në jahtin luksoz me vela,  30 milionë paund, kanë qenë 22 persona në bord, 16 prej të cilëve u shporuan. Autoritet po hetojnë ende mbi këtë rast mbetet i paqartë fakti se si një jaht superliksoz u fundos brenda pak sekondave nga një tornado e vogël që goditi Italinë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com