Ftesa për opinioniste në ‘BBV’, Einxhel Shkira i zë vendin Arbër Hajdarit?

Një tjetër e ftuar e kësaj nate në “Cherry on Top” ishte dhe moderatorja Einxhel Shkira, e cila foli për jetën e saj pas një shkëputje të gjatë nga televizioni.

Einxhel ka zbuluar në emision se ka marrë ftesë për të qenë opinioniste e ‘BBV’ por për shkak të ardhjes në jetë të djalit të saj ajo e kishte të pamundur për të qenë pjesë por la mundësinë hapur për vitin e ardhshëm.

Pjesë nga intervista:

Bora: A ka pasur një ofertë konkrete për të qenë opinionioste e sezonit të dytë të ‘BBV’?

Einxhel: Po, por kisha shumë pak ditë që kisha sjellë Trevin ne jetë dhe nuk doja tja hiqja vetes mundësinë të përjetoja ditët e para të mëmësisë. Mu desh të zgjidhja lumturinë para karrierë.

Bora: Do ta konsiderojë për BBV4?

Einxhel: Po, do më kishte pëlqyer, më shkon si format.

Bora: Kë mund të zëvëndosh?

Einxhel: Arbrin, bëj shaka, ka tre vjet, të bëjë pak pushim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com