Nënkryetari i Partisë Demokratike Kreshnik Collaku tha se bashkimi i opozitës është çështje serioze dhe nuk mund të kryhet me ftesa thuajse groteske.
Ai i quajti pavend ndryshimin e qëndrimit brenda 24 orëve të dy kolegëve të tij, nga grupimi i Berishes, Boçi dhe Bardhi qe dje i shtrine doren Lulzom Bashes duke i bere thirrje te afrohet ne opozites dhe te kontribuonte ne bashkimin e PD.
Çollaku tha se 3 kushte jane te panegociueshme kur behet fjale per bashkimin e demokratëve.
Nënkryetari i PD tha se me nisjen e sesionit të ri parlamentar do të bëhen përpjekje për mbrojtjen e kauzës opozitare, duke gjetur rrugë efektive dhe jo duke vijuar me ate qei quajti lojën parlamentare të karrigeve të përmbysura./m.j