Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Mentor Nazarko është ndalur tek situata në Kosovë dhe paralajmërimi i fundit i SHBA ndaj qeverisë së Kosovës, për çështjen për dinarin.
Gjatë kësaj interviste Nazarko u shpreh se përplasja e qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës po krijon një frymë antiamerikane dhe se po e vendos Kosovën si një shtet që është kundër SHBA.
“Unë besoj që me moskuptimin e asaj që ka ndodhur në 1999 lidhet një nga problemet më të mëdha që ka shumica drejtuese e Kosovës. Në ’99 u rrezikua një luftë e tretë botërore. Në favor të Kosovës u angazhua fronti më i madh perëndimor dhe NATO rrezikoi të përçahej.
Pavarësisht se ka një dëshirë për të mos e njohur faktin që Rusia e aso kohë ishte e përfshirë në mënyrë sinkronike në çdo përpjekje amerikane. Kjo e majtë që po qeveris Kosovës, këto rreshtime përplasin qeverinë e Kosovës me Perëndimin jo vetëm njëherë.
Kjo vijë sjelljeje, kjo lloj e majte, zoti Kurti krijon iluzione se duhet të refuzojmë këto sepse diçka tjetër do të ndodhë. Por nuk po vjen. Pjesa më e frikshme është se kjo përplasje me SHBA dhe e qeverisë së Kosovës, krijon frymë antiamerikanë në Kosovës dhe e vendos Kosovën në një shtet që është kundër Amerikës dhe kjo është e frikshme. Pra kështu e paraqet”, tha më tej ai./m.j