Frikë në Lindjen e Mesme prej kërcënimit iranian, SHBA dërgon luftanijet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar dërgimin e anijeve dhe avionëve luftarakë shtesë drejt Lindjes së Mesme për të ndihmuar Izraelin nga sulmet e mundshmet prej Iranit dhe njësive të tij.

Situata në rajon është acaruar prej sulmit të Hamasit kundër Izraelit më 7 Tetor, por lufta ka marrë një tjetër drejtim nga e mërkura, kur u vra lideri i organizatës palestineze, Ismail Hanijeh.

Sekretari i Mbrojtjes, Loid Ostin (o. Llody Austin), miratoi të premten dërgimin e luftanijeve të afta për të qëlluar raketat balistike. Ato do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme dhe në Europë.

Ostini urdhëroi disa ndryshime në pozicionin ushtarak të SHBA-së për të rritur forcën mbrojtëse të Amerikës, për të rritur mbështetjen për mbrojtjen e Izraelit dhe për të garantuar që Shtetet e Bashkuara janë gati t’i kundërpërgjigjen rrethanave të ndryshme,” thuhet në deklaratën e Pentagonit.

Rrethanat e ndryshme përfshijnë kërcënimin që liderin iranian, Ajatollah Kamenei, bëri pas vrasjes së Hanijehut. Pasi shpalli tri ditë zie kombëtare, Kamenei u zotua se Izraeli do të “ndëshkohet rëndë”.

62-vjeçari Hanijeh luaji një rol kyç në negociatat për arritjen e armëpushimit për luftën në Gazë. Pak orë para vrasjes së tij u eliminua edhe komandanti i Hezbollahut, një grup ekstremist në Liban me mbështetje edhe nga Irani.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka përgëzuar operacionet për goditjen e kundërshtarëve në ditët e fundit, ndërkohë që ka paralajmëruar qytetarët e tij se “na presin ditë sfiduese… kemi dëgjuar kërcënime nga të gjitha anët. Jemi të përgatitur për çdo skenar.” /BBC

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com