Frederik X është bërë mbret i ri i Danimarkës të dielën, pasi nëna e tij, Mbretëresha Margrethe II, nënshkroi dorëheqjen edhe zyrtarisht pas plot 52 vjetëve në fron.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, presidenti Bajram Begaj i ka përcjellë një mesazh urimi mbretit të Danimakrës.
“Urimet e mia të përzemërta për Mbretin e ri të Danimarkës, Frederic X ! “ – shkroi sot në platformën X, Begaj.
Nga dje, pas dorëheqjes nga froni i mbretëreshës Margrethe II, Danimarka ka një Mbret të ri, Frederic X.
Margrethe, 83 vjeçe, tronditi kombin natën e Vitit të Ri kur njoftoi se u bë monarkja e parë daneze në 900 vjetët e fundit që me vetëdëshirë heq dorë nga kurora.
Mijëra njerëz u mblodhën në rrugët e kryeqytetit danez të dielën për ta përshëndetur Frederikun dhe për t’i thënë lamtumirë Margrethes.
Frederik u bë edhe formalisht mbret pasi Margrethe e nënshkroi deklaratën e abdikimit gjatë një takimi me Këshillin e Shtetit në Parlamentin danez të dielën në mëngjes.
/a.r