Frederik Ndoci: Fjalimi i Ramës si i Mark Antonit, Atilës apo Aleksandrit të Madh…

Në një reagim në rrjetin e tij social, Artisti i njohur Frederik Ndoci, nuk i ka fshehur emocionet e tij nga fjalimi i Edi Ramës përpara mijëra emigrantëve shqiptarë në Athinë.

“Edhe krimineli ma i madh extrem ose njeriu ma negativ po të ishe, (siç vjellin vrer militanta dhe atyre qe u ka humb busulla me kohë) vetëm fjalimi i ditës së djeshme, para mijëra shqiptarëve në Athinë e kudo në botë, asht gjaja ma e bukur, ma emocionale, ma shpresdhanese, ma thirëse që mund të kem ndigjue ndonjiherë nga nji burr shteti”, shprehet Frederik Ndoci.

Në vëmendje të kritikëve që e quajne fjalimin thjeshtë si shfaqja e radhës, artisti i famshëm nuk ka nguruar tu kujtojë nihilistëve se nuk kanë të ardhme.

“E un u them ketyre krimbave se: -nese fjalimi historik i Mark Antonit dikur përpara patrikëve romakë ose fjalimi i Atilës, ose fjalimi i Aleksandrit të Madh përpara betejës me Persët nuk i kishte këto permasa kaq shpirtërore të mëdha e kaq shpresëdhënëse… Për mu dhe shum si unë i madhi Edi Rama nuk ka nevojë ma me fol edhe në rroftë 200 vjet… Edvin Rama nji popull shqipfolës nga të katër anët e botës të don fort dhe të urojnë jetë, shendet, mbarësi e gjithë të mirat e botës në emër të mallit e në emër të të gjithë viteve që na shkuan rrugëve të botës”, thotë në reagimin e tij Frederik Ndoci.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com