Mbrëmjen e sotme Françeska ka zhvilluar një bisedë me banorin më të ri të shtëpisë, Çimin, i cili u bë pjesë e formatit mbrëmjen e djeshme si një banor i thjeshtë.
Ajo po mundohej ‘të këshillonte’ banorin teksa e mësonte se si të sillej në shtëpi në mënyrë që të krijonte disa situata të zhurmshme dhe të përfillej prej pjesës tjetër të shtëpisë.
“Nëse ke ardhur për lojë, futu dhe luaj. Sepse atëherë banorët do të përfillin pak sepse do të kenë interes. Përndryshe shijo jetën tënde, pi një gotë verë, edhe…”- u shpreh Françeska.
Më pas banori është shprehur se preferon opsionin e dytë të thënë nga Françeska sepse ka hyrë për qejf në atë shtëpi.