Detaje të reja dalin në dritë nga rasti i Jetnor Zhabolit në Tiranë, i cili mbajti të ‘burgosur’ brenda banesës bashkëshorten e tij, paraprakisht dyshohet për shkak të çrregullimeve mendore.
Në studion e Top Story, gazetarja Anila Hoxha tha se rasti ishte denoncuar nga fqinjët në polici, por ishte bashkëshortja ajo që para grupit hetimor ka deklaruar të kundërtën. Ajo ka treguar se këtë vendim e kishte marrë ‘për hir të dashurisë dhe familjes.’
“Unë kam pasur mundësinë të bisedoj me njerëz që e njihnin çiftin. Me kanë treguar për bashkëjetesën që dukej harmonike, por prej një viti ishte një histori që njerëzit përreth e njihnin sa i takon problemeve të shëndetit mendor. Disa herë të afërmit janë lutur ta dërgojnë për ta mjekuar, por e ka refuzuar me pretendimin se ishte shumë në rregull. Sipas dosjes, problemet i ka shfaqur gjatë kohës së tatimeve paranoja dikush do ta rrezonte atë dhe familjen e tij. Fillimisht ka shfaqur xhelozi dhe paranojnë e përndjekjes kur ishte i punësuar.
Më pas e kanë lënë punë. Ata ishin punësuar nga prindërit e Jetnorit dhe i angazhonin në market, pa kërkuar ndihmë, e ka refuzuar ndihëm. Në këto kushte ka filluar në këtë situatë të rënduar. Ka instaluar 5 kamera sigurie, flasin mure, nënë efektin posesiv. Çdo lëvizje e saj ishte e kontrolluar, ditën e fundit ka dalë për të dërguar djalin në kopsht. Të dhënat e prokurorisë tregojnë se fqinjët kanë njoftuar disa herë policinë. Është thirr tre herë në komisariat, bashkëshortja ka refuzuar, ka thënë gjithçka është mirë deri në fund. Në fund ka pranuar se gjithçka e ka bërë për hatër të dashurisë dhe familjes”– deklaroi Anila Hoxha./m.j