FOTOT/ Modelja e TikTok qëllohet për vdekje nga vrasësi që hiqej si shpërndarës porosish

Modelja ishte dënuar më parë më gjashtë muaj burg për ‘shkelje normash morale’ me videot e saj të ndjekura në Irak.

Tragjikisht Om Fahad, emri i vërtetë i të cilës është Ghufran Sawadi, është vrarë jashtë shtëpisë së saj në Bagdad nga një sulmues që hiqej si shpërndarës porosish, njoftonin autoritetet irakene.

Burimet e sigurisë thanë se sulmuesi erdhi me një motoçikletë dhe hiqej sikur po sillte një porosi ushqimi kur qëlloi për vdekje modelen.

Om Fahad, e cila ka një milionë ndjekës në rrjetin TikTok, ishte bërë e njohur për videot e saj motivuese dhe kërcimet me muzikë irakene, teksa vishej me rroba të ngushta.

Në një fushatë spastrimi të rrjeteve sociale të qeverisë irakene vitin e kaluar, Fahad u dënua për shkelje të moraleve e traditave.

Në shkurt 2023, Fahad u dënua me gjashtë muaj burg gjatë fushatës ku u arrestuan disa influencues të tjerë të rrjetit nga Iraku.

Disa ditë pas Fahad një tjetër personazh i njohur në TikTok, Assal Hossam mori dënim edhe më të rëndë prej dy vjet burg, shkruan The SUn.

Tragjedia e vdekjes së saj është e ngjashme me vrasjen e modeles 22 vjeçare nga sulmues të panjohur në Bagdad në 2018.

Policia irakene tha se eshte ne kerkim te autorit./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com