I dashuri i një gruaje holandeze fizikisht të shëndoshë, e cila zbuloi se do t’i jepte fund jetës me eutanazi në ditëlindjen e saj të 34-të, i ka bërë një nderim të thellë asaj, duke i uruar ‘të mos ketë më dhimbje’ dhe duke i thënë se do ta donte ‘gjithmonë’.
Jolanda Fun zbuloi këtë muaj se shpreson të bëhet personi i fundit në Holandë që do të ndërrojë jetë me ndihmën e mjekut, duke thënë se pavarësisht dashurisë së partnerit, familjes dhe miqve të saj, ajo është në ‘dhimbje të vazhdueshme’ për shkak të problemeve të shëndetit mendor.
Më 25 prill, ditën kur ajo planifikoi vdekjen, partneri Peter Silvius i shkroi një mesazh prekës në Facebook .
“E ëmbël Jolanda”, tha ai, “Kjo është dita jote, dita e ditëlindjes dhe dita që do të realizohet dëshira, një ditë me dy medalje. ‘Do të të mungosh shumë teksa nisën udhëtimin tënd të fundit drejt një vendi ku do të gjesh qetësinë dhe nuk do të kesh më dhimbje.
Të dua, je gjithmonë në zemrën time! Shpresoj të kesh një udhëtim të mirë të fundit dhe shihemi më vonë xx’. 34-vjeçarja i është përgjigjur të dashurit të saj me emoji puthjesh dhe një mesazh të shkurtër duke thënë ‘Thnkx i dashur’. Ajo nuk ka postuar që atëherë dhe është e paqartë nëse ajo vijon me planin për vdekjen e planifikuar.
Në fillim të këtij muaji në një intervistë me The Sunday Times , Jolanda zbuloi se ishte në një lidhje me një burrë 51-vjeçar, i cili ‘e dinte që në fillim se kjo do të vinte’.
“Por ai me të vërtetë dëshiron të kalojmë kohë të mira së bashku dhe ai ende dëshiron,” shtoi ajo, duke pranuar se situata ishte “konfuze”. Menjëherë pasi bëri postimin drejtuar Jolandës, Peter ndau një klip të shkurtër nga një faqe citatesh në Instagram në atë që dukej të ishte një tjetër homazh prekës për të. Gruaja e re fizikisht e shëndoshë tha se e bëri qëllimin e saj vdekjen e asistuar që kur zbuloi nga një psikiatër dy vjet më parë se ligji holandez lejon eutanazinë për arsye psikiatrike./m.j