FOTOLAJM / Rama dhe Kurti takohen në Shkup: Duhet të jemi krah për njëri-tjetrin!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama në Shkup. kurti dhe Rama shihen duke biseduar edhe me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarin.

Kreu i qeverisë së Kosovë, thotë se shqiptarët e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje.

Albin Kurti: Në Shkup, në margjina të konferencës së liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së, bashkë me kryeministrin Rama takuam dhe bashkëbiseduam me Arben Taravarin, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët.

Shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje. Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com