“Rruga e Shpresës”, kështu kanë vendosur mbështetësit e Sali Berishës ta emërojnë rrugën Mustafa Matohiti, që ndodhet poshtë banesës së ish-kryeministrit.
Ky emër është lakuar shpesh nga Berisha dhe mbështëtësit e tij, ndërsa sot ata ngjitën një poster në mur, duke i vënë këtë emërtim, ndërsa ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie.
Edhe mbrëmjen e sotme, si çdo herë tjetër, mbështetësit e Berishës janë mbledhur poshtë banesës së tij, ndërsa ky i fundit mbajti dhe një fjalim.
/f.s