Pas mbylljes së procesit të votimit në Himarë, Komisionet e Qendrave të Votimit po vijojnë dorëzimin e materialeve zgjedhore në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve nr. 88.
Së bashku me kutitë e votimit dhe materialeve zgjedhore, po dorëzohen edhe pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që u përdorën në qendrat e votimit.
Deri tani ka përfunduar dorëzimi i materialeve zgjedhore për 21 QV nga 36 në total.
/a.r