FOTOLAJM/ Kush janë 4 të rinjtë e akuzuar për trafik armësh, mes tyre ish-policja e Burgjeve

Pesë të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës në një parking në Rrugën e Rinasit nën akuzën e trafikut të armëve pasi në automjetet me të cilat qarkullonin, u gjetën 9 armë zjarri (4 kallashnikovë, 5 pushkë) si dhe municion luftarak.

Në kuadër të operacionit të koduar “Repishti” në pranga kanë rënë të rinjtë Sabian Hasaj, 22 vjeç, Redi Nika 18 vjeç, Denis Hasaj 18 vjeç, Denisa Halilaj 22 vjeçe, Mirjan Hasaj 26 vjeç, të gjithë banues në Malësi të Madhe.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat ka siguruar fotot e katër prej të rinjve.

Denisa Halilaj rezulton të jetë ish- efektive e policisë së Burgjeve.

Sipas hetimeve, dyshohet se të arrestuarit pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për t’i shitur tek persona të tjerë.

Gjatë kontrollit të kryer në automjetin tip “BMW” që drejtohej nga 26 vjeçari, Mirjan Hasaj, u gjetën dhe sekuestruan armët tip kallashnikov e pushkë si dhe krehra, municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia sekuestroi gjithashtu edhe 5 aparate celularë të të arrestuarve dhe një tjetër automjet me të cilin qarkullonin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/f.s

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com