FOTOLAJM / Kjo është pjesëmarrja e protestës para Bashkisë, teksa flet Dorian Teliti

Ka dështuar sërish protesta e opozitës para godinës së Bashkisë së Tiranës. Teksa një grusht militantësh bërtasin “Berisha, Berisha” dhe bëhen gati të djegin gomat, në protestë duket se ka më shumë kameramanë dhe policë, se sa mbështetës të Sali Berishës.

Nuk dihet se për sa kohë ky grusht njerëzish do të vazhdojë të djegë goma dhe të pengojë qarkullimin në qytetin e Tiranës.

Foto e mësipërme është marrë nga droni, teksa në podium duket Dorian Teliti që mban fjalim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com