FOTO/Zjarr në Niçë të Pogradecit, Bashkia: Zjarrfikës e banorë po punojnë në kushte aspak të favorshme për shuarjen e flakëve

Një zjarr masiv ka përfshirë kurorën me pyje kryesisht ahishte të fshatit Niçë në njësinë Dardhas të Pogradecit. Sipas të dhënave, zjarri i cili dyshohet të jetë i qëllimshëm, ka rënë mbrëmjen e sotme duke u përhapur me shpejtësi si pasojë e pranisë së erës.

Pas marrjes së njoftimit në zonë kanë shkuar inspektorë të pyjores, zjarrfikës dhe banorë të fshatit të cilët po punojnë në kushte aspak të favorshme për izolimin dhe fikjen e flakëve.

Njoftim i Bashkise Pogradec:

“Një zjarr masiv ka përfshirë kurorën me pyje kryesisht aishte të fshatit Niçë në njësinë Dardhas. Zjarri ka rënë mbrëmjen e sotme duke u përhapur me shpejtësi si pasojë e pranisë së erës. Pas marrjes së njoftimit në zonë kanë shkuar inspektorë të pyjores, zjarrfikës dhe banorë të fshatit të cilët po punojnë në kushte aspak të favorshme për izolimin dhe fikjen e flakëve, nisur edhe nga fakti që kemi të bëjmë me terren malor të vështirë dhe nuk mund të futen mjetet.

Puna do të vijojë deri në një orë të pacaktuar për të bërë të mundur normalizimin e situatës. Paralelisht nga ama e policisë ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit dhe vënien para përgjegjsisë të autorëve.”

Ky është rasti i dytë i zjarrvënies në zonat malore të Pogradecit pasi pak ditë më parë një tjetër zjarr u izolua dhe fik në pyjet e njësisë Velçan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com