Një video që qarkullon në internet tregon momentin tronditës kur një grua i vuri zjarrin burrit të saj brenda një dyqani peshku në Rio de Zhaneiro . Ngjarja, e cila është kapur nga pamjet e kamerave të sigurisë, ka ndodhur të hënën, më 4 dhjetor.
Viktima, i identifikuar si 50-vjeçari André Chapeta, u u lye me lëng të ndezshëm nga gruaja e tij, Ana Maria Paixão, e cila më pas i vuri flakën me një çakmak, duke bërë që Chapeta të shpërthejë në flakë. Videoja tmerruese tregon Chapeta duke vrapuar nëpër dyqan ndërsa digjet i gjallë.
Pavarësisht se u shpëtua nga zjarrfikësit dhe u dërgua në spitalin Getúlio Vargas, Chapeta iu nënshtrua plagëve të tij në orët e para të së premtes, 8 dhjetor. Djegiet e tij ishin të rënda dhe për pasojë ai humbi jetën.
Motivi i këtij akti të tmerrshëm mbetet i paqartë. Pas ngjarjes, Ana Maria është dërguar në komisariat, por mbetet e pakonfirmuar nëse është arrestuar.