FOTO/ U mor si ‘shembull i keq’ në Asamblenë e PS-së, Olta Xhaçka bëhet aktive në Facebook

Pas kritikave në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të socialistëve, Olta Xhaçka, ish-ministre e jashtme, ka reflektuar dhe ka zgjedhur që të bëhet më aktive në rrjetet sociale.

Sot ajo ka publikuar një fotoalbum nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, në fokus të së cilës ka qenë agjenda e javës dhe detyrat në vijim. Si për ironi, ajo shkruan edhe “Ja ku jemi”.

Postimi i saj i fundit sa i përket zhvillimeve nga politika daton në 23 tetor të 2023, ku i përgjigjej akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se bashkëshorti i saj “ka zaptuar prona në jug të vendit”.

Ky postim erdhi një ditë pasi Xhaçka u mos si shembull i keq se si s’duhet të jetë një anëtar i Partisë Socialiste, duke thënë se që pasi ka lënë postin e ministres, ajo ka qenë inekzistente në rrjetet sociale.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com